Xherdan Shaqiri nuk do të luajë për Baselin të dielën ndaj Sionit, por nuk do të jetë i pranishëm te skuadra helvetike për disa javë.
Lëndimin e 34-vjeçarit e ka komentuar të shtunën trajneri i skuadrës, Stephan Lichtsteiner. Ai ka thënë se mungesa e tij është e madhe për Baselin.
“Ne duhet që ta kompensojmë mungesën e Shaqirit, kemi humbur një armë të rëndësishme. Të tjerët tani duhet të hyjnë dhe të marrin përgjegjësi.
Shaqiri ka qenë prej më të mirëve në sukseset e Baselit së fundmi.
Pas kthimit te kjo skuadër, Baseli e fitoi titullin dhe Kupën e Zvicrës, ndërsa në këtë edicion, ai i ka realizuar 11 gola e 10 asistime në 31 paraqitje në kampionat.