Futboll

Supergol i Shaqirit në Kupë, Baseli avancon në çerekfinale

Shaqiri

Xherdan Shaqiri shënoi supergol në ndeshjen e 13-të të edicionit aktual me Baselin zviceran. 

Baseli të mërkurën në mbrëmje fitoi me shumë vështirësi ndaj Sionit 4:1 pas ekzekutimit të penalltive. 

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 2:2. 

Goli i 33-vjeçarit Shaqiri nga gjuajtja e lirë e kaloi Baselin në epërsi 1:0, por Baseli pranoi dy gola nga Theo Bouchlarhemi. 

Zëvendësuesi Anton Kade e dërgoi ndeshjen në vazhdime, ku nuk pati gola. 

Shaqiri ishte i saktë edhe nga penalltia dhe Baseli avancoi në çerekfinale të garës.  

Shaqiri e kompletoi ndeshjen, ndërsa minuta te vendësit patën Albian Ajeti e Taulant Xhaka.

Lexo përditësimet tjera
Shaqiri

Shaqiri shënon tjetër supergol nga gjuajtja e lirë

Shaqiri shënon tjetër supergol nga gjuajtja e lirëXherdan Shaqiri ka shënuar edhe njëherë nga gjuajtja e...