Albian Ajeti ka realizuar gol për Baselin. Por goli i shënuar nga Ajeti nuk i mjaftoi Baselit që të dielën u mposhtë 3:1 nga Lugano në udhëtim.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit zviceran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari Ajeti golin e vetëm të Baselit e shënoi në minutën e 63-të.
Ai në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë ndërsa Xherdan Shaqiri e kompletoi ndeshjen.
Te Lugano në portë ishte Amir Shaipi. Ndeshjen e kompletoi Uran Bislimi kurse Ezgjan Alioski luajti nga minuta e 64-t.
Ajeti edicionin e kaluar në 36 ndeshjet e zhvilluara realizoi 12 gola dhe bëri nëntë asistime.