Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajeti largohet nga Sturm Grazi

Sturm Grazi do të bëj ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të verës, dhe para ndeshjes së fundit në shtëpi kundër LASK-ut, ka njoftuar për shtatë largime nga skuadra.

Në mesin e tyre është edhe sulmuesi Albian Ajeti. 26-vjeçari iu bashkua skuadrës së elitës austriake të futbollit në gusht të vitit të kaluar në formë huazimi nga Celticu.

Sturm Grazi e pati opsionin e blerjes së tij, por nuk e ka shfrytëzuar. Ajeti është futbollist i Celticut dhe ka kontratë me skuadrën skoceze deri në vitin 2024.

Ajeti në Bundesligën austriake në këtë edicion ka shënuar tri gola dhe pati një asistim në 15-të paraqitje.

Sturm Grazi ka siguruar paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Zuri vendin e dytë në kampionat me 39 pikë.