Albian Ajeti është huazuar te Sturm Grazi në Austri.
Klubi austriak ka njoftuar se futbollisti 25-vjeçar vjen në formë huazimi nga Celtic Glasgow. Sturm Grazi do të ketë të drejtën e blerjes së sulmuesi nga Kosova në fund të sezonit.
Te Sturmi, Ajeti do ta bartë fanellën me numrin nëntë.
“Bisedimet me Sturm Grazin, Andreas Schickerin dhe trajnerin Christian Ilzer më bindën menjëherë dhe më dhanë menjëherë ndjenjën se isha në vendin e duhur në kohën e duhur. Sturm Grazi është një klub i madh me një traditë të madhe dhe jam shumë i lumtur që mund të luaj në Graz në të ardhmen. Dua të kontribuoj sa më shpejt me cilësitë dhe përvojën time dhe të ndihmoj skuadrën si në kampionat ashtu edhe në fazën e grupeve të Europa League”, ka thënë Ajeti për faqen zyrtare të klubit.
Ajeti ka 11-të ndeshje me përfaqësuesen e Zvicrës.