Sulmuesi Albian Ajeti i është bashkuar Luganos. Ai ka kaluar nga Baseli te skuadra tjetër e elitës helvetike.
Ajeti është huazuar deri në fund të edicionit, e Lugano ka edhe opsionin për blerjen e tij.
29-vjeçari nisi zhvillimin te Baseli. Më pas luajti për Augsburgun, St. Gallenin, West Hamin, Celticun., Sturm Grazin. Prej vitit 2024 ishte në periudhën e tretë te Baseli.
Për Zvicrën i ka 11 ndeshje e një gol.