Albian Ajeti ka shënuar dy gola si zëvendësues për Luganon.
Trajneri Mattia Croci-Torti ka thënë se Ajeti duhet të jetë i durueshëm për t’u paraqitur si titullar te Lugano.
Ajeti u huazua nga Baseli te Lugano deri në fund të edicionit në Superligën e Zvicrës.
“Muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë për Albianin. Por ne ishim të vetëdijshëm që në fillim se po merrnim një lojtar që nuk kishte formë të mirë fizike. Ai do të ketë tre javë për t’u rikthyer vërtet në formë. Për të luajtur në ekipin tonë, duhet të vraposh, të bësh presion dhe të jesh vazhdimisht në formë të shkëlqyer”, ka thënë trajneri i Luganos, shkruan “Blick” të mërkurën.