Sulmuesi Albian Ajeti është në prag të transferimit në Turqi. Pas katër viteve të kaluara në Angli, Skoci dhe së fundmi në Austri, Ajeti është gati të ndërroj mjedis edhe njëherë. Gaziantepi është skuadra me më së shumti gjasa për ta transferuar sulmuesin e Zvicrës.
Ende nuk është bërë asgjë zyrtare, por “Blick” shkruan se Ajeti ndodhet në Turqi. Ajeti 26-vjeçar për herë të fundit në kampionatin zviceran ka luajtur për Baselin nga viti 2017 deri në vitin 2019. Në Zvicër ka luajtur edhe për St. Gallenin, kurse Gjermani për Augsburgun.
Ai me Celticun ka kontratë deri në maj të vitit 2024. Gaziantepi është në vendin e fundit në Superligën e Turqisë.
Artikuj të ngjashëm