Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Locatelli do ta rinovojë kontratën deri më 2027

Mesfushori i Italisë, Manuel Locatelli, është afër rinovimit të kontratës me skuadrën e Juventusit. “Tuttosport” ka raportuar të martën se Juventusi tashmë i ka ofruar Locatellit rinovimin e kontratës, të cilën futbollisti në parim e ka pranuar.

Me rinovimin e kontratës, Locatelli do të mbetet te Juventusi deri në verën e vitit 2027 dhe do të ketë rritje të pagës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paraqitjet e mira të Locatellit kanë detyruar Juventusin që ta mbajë më gjatë në Torino.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2021, kur iu bashkua nga Sassuolo dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Këtë edicion, Locatelli në 4 paraqitje në Serie A ka edhe 1 asistim. Ai në Itali ka bërë karrierë edhe për skuadrën e Milanit.