Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe të premten për të protestuar nën moton “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Është dita e dhjetë e protestave kundër dënimit të Gjykatës Speciale me 81 vjet burgim ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, e lexoi betimin e ushtarit të UÇK-së.
Më pas protestuesit brohoritën "marre" në drejtim të Qeverisë.
Gjatë ditës së sotme është protestuar edhe në disa qytete të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
-
Edhe nata e 17-të e protestës me kërkesën për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen
-
15 net protestë
-
Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Nata e 13-të e protestës, deputetëve u kërkohet të votojnë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Specialen