Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe të premten për të protestuar nën moton “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Është dita e dhjetë e protestave kundër dënimit të Gjykatës Speciale me 81 vjet burgim ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme është protestuar edhe në disa qytete të Kosovës.