Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Locatelli me kontratë të re te Juventusi

Manuel locatelli

Mesfushori i Italisë, Manuel Locatelli ka arritur marrëveshje me Juventusin për kontratën e re. “Tuttosport” shkruan se zyrtarizimi do të bëhet brenda këtij muaji, ndërsa Locatelli me kontratën e re, do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2028.

Po ashtu, me kontratën e re, Locatellit do ti ngritet paga vjetore në 3.5 milionë euro. 25-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2021 nga Sassuolo, ndërsa kontrata aktuale me ekipin nga Torino i skadon në vitin 2025.

Ai është njëri prej lojtarëve kyç te Juventusi dhe vlerësohet lart nga trajneri Massimiliano Allegri. Në 10 ndeshje të luajtura këtë edicion në kampionatin italian, Locatelli ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.