Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli kërkon Locatellin

E ardhmja e mesfushorit të Juventusit, Manuel Locatelli, mund të jetë në Premier League. Pas Arsenalit, së fundmi Locatelli po kërkohet edhe nga skuadra e Liverpoolit. 25-vjeçari është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Serie A, ndërsa po pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp, që po e sheh si përforcim të duhur për ekipin e tij.

Locatelli është pjesë e Juventusit prej vitit 2021 dhe me ekipin nga Torino ka kontratë deri në vitin 2026.

Liverpooli është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Italisë, i cili këtë sezon ka 29 paraqitje me fanellën e Juventusit.