Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Locatelli me kontratë të re te Juventusi

Manuel locatelli

Mesfushori Manuel Locatelli së shpejti pritet të firmos kontratë të re me skuadrën e Juventusit. “Tuttosport” ka raportuar të hënën se palët ka kohë që janë në negociata dhe parimisht kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare gjatë muajit të ardhshëm.

Me kontratën e re, Locatelli do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2028. Kontrata aktuale, i skadon mesfushorit të Italisë në vitin 2026, ndërsa paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Juventusi të reagojë për ta mbajtur me gjatë në ekip. 25-vjeçari ka 1 gol e 1 asistim në 9 ndeshje të luajtura deri më tani në Serie A, ndërsa është pjesë e Juventusit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Sassuolo.

Artikuj të ngjashëm