Pasioni që e ka për muzikën folklorike, ushqimin dhe gjësendet tradicionale e ka bërë mërgimtarin nga Gjermania, Gëzim Krasniqi, që pas 30 vjetëve të kthehet në Kosovë.
Gjithçka që ka të bëjë më tradicionalen e bën të përmbushur, e për këtë është në zë, ku të gjithë e njohin si të tillë.
Ai këto gjësende i ka ekspozuar në lokalin e tij, të cilin e ka në qendër të Prizrenit, ku pret qindra turistë, duke përfshirë edhe ata të huaj.
Babai i 3 fëmijëve thotë se pasuria më e madhe që mund t’ua lërë fëmijëve është njohuria për traditën shqiptare.
“Kjo ide më ka lindur pasi pasi unë jam adhurues i flaktë i folklorit dhe ideja ka qenë se si këto gjëra tradicionale t’i ekspozoj te populli. Por nuk është vetëm kjo, pasi që edhe kushtet e vështira të familjareve në Kosovë me shtynë që të hapi një restorant tradicional”, u shpreh Krasniqi.
Ai veçon lahutën qindravjeçare dhe pikturat me lëkurë të dhisë, të cilat janë të ekspozuara në “Hanin e vjetër” të Prizrenit..
“Gjatë periudhës së jetës sime kam mbledhur gjëra tradicionale dhe instrumente folklorike në të gjitha trojet shqiptare. Kam piktura me lëkurë të dhisë nga piktorë të njohur shqiptarë, kam instrumente po ashtu nga të famshmit e folklorit. E kam lahutën mbi 100-vjeçare, veshje kombëtare etj. Të gjitha këto janë të veçanta, sepse kanë histori të veçantë”, tha ai.
Edhe
“Xhubleta: pëlhurë dhe histori” – si rilexim elegant i trashëgimisë
Jo vetëm individët, por edhe institucionet duhet të bëjnë më shumë për ruajtjen dhe promovimin e kulturës, sipas tij.
e fundit në Kosovë i ka zhdukë shumë materiale tonat tradicionale, por është mirë që t’i shikojnë njerëzit në institucione, shtëpi apo kudo tjetër. Traditat tradicionale duhet të ruhen, sepse një gjë kur nuk e ke ia di vlerën”, shtoi Krasniqi.
Përveç instrumenteve e pikturave mërgimtari ka rikthyer edhe vegshin me shpat, ushqimin e vjetër tradicional, që njëherësh është shumë i kërkuar nga turistët.