Hapja për herë të parë e një tregu fundviti në Lipjan u bë me fishekzjarrë.
Ky treg i ngjan atij të kryeqytetit, por me dallim dukshëm të madh në numër shtëpizash.
“Knaqu n’Dimër” mban emrin ky projekt me të cilin Komuna e Lipjanit u solli atmosferë festive qytetarëve të saj.
Veç në natën e hapjes u vërejt interesim i lartë i qytetarëve për ta shijuar mbrëmjen në qytetin e tyre.
Shoqëruar nga tinguj muzike, pije e ushqime të ndryshme, vendësit shprehen të kënaqur për këtë risi fundviti.
Projekti “Knaqu n’Dimër” mori shumë nga dekorimet në Prishtinë shprehet drejtoresha e Kulturës në Lipjan.
Edhe
I ftohti zbeh interesimin për të festuar në ambiente të hapura
6 shtëpizat me të gjitha dekorimet e tjera në sheshin “Adem Jashari” kushtuan rreth 50 mijë euro.
“Dekorimi sjell ngjyra, ngrohtësi e, mbi të gjitha, dashuri e shpresë”, me këto fjalë kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, i ka uruar për festat e fundvitit vendësit e tij.