Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez sqaron “dramën” rreth Timothee Chalametit e Kylie Jennerit

Ylli me famë botërore, Selena Gomez, ka sqaruar një lloj incidenti që supozohet të ketë ndodhur në mes saj dhe çiftit të shumëpërfolur, aktorit Timothee Chalamet dhe yllit televiziv Kylie Jenner, në natën e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” brenda hotelit “Beverly Hilton”, në Los Angeles, raporton “Page Six”.

Sipas një lexuesi buzësh, në këtë ngjarje Gomez i ka treguar mikes së saj, yllit Taylor Swift se kishte kërkuar të bënte një foto me aktorin Chalamet, ndërsa Kylie ka thënë “jo”. Pasi Gomez ju ka treguar shoqeve të saj, ato janë shfaqur të befasuara nga reagimi i Kylit.

Image

Megjithatë, Gomez ka dhënë tjetër version të ngjarjes. “I kam treguar Taylorit diçka rreth shokëve të mi. S’është punë e askujt kjo”, ka shkruar Gomez në Twitter. Si duket Gomez ka vendosur ta bëjë këtë sepse tema u diskutua pa fund që nga ajo natë.

Po ashtu, “ET” ka raportuar se Gomez nuk ka shkuar të kërkojë foto me Calamethin e Kylien, e as nuk i ka parë.

Chalamet i ka thënë TMZ-së se s’ka asgjë kundër Gomezit, me të cilën luajti bashkë në projektin filmik “A rainy Day in New York” në vitin 2019. Kurse Kylie nuk ka komentuar asgjë publikisht rreth çështjes.

Pas ngjarjes, fansat e Selena Gomez kanë akuzuar Kylien për pasiguri. “Është vetëm një foto e dashur... kaq e pasigurt qenke”, ka shkruar një fanse. “Është vetëm një foto.. me të vërtetë u desh të thoje JO. Kush je ti?”, ka shkruar një tjetër.

Edhe Selena Gomez mbyll përkohësisht llogaritë në rrjete sociale Showbiz Selena Gomez mbyll përkohësisht llogaritë në rrjete sociale

VIDEO: