Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ish-e dashura e Chalamet “e fiksuar” pas lidhjes së tij me Kylie Jenner

Eiza Gonzalez

Eiza Gonzalez

Foto: Associated Press

Aktorja Eiza Gonzalez, e cila në vitin 2020 pati një romancë të shkurtër me aktorin e njohur, Timothée Chalamet, ka rrëfyer se është “e fiksuar” pas lidhjes së tij të re me, yllin televiziv, Kylie Jenner, dhe e vlerëson si çift “shumë të ëmbël dhe të dashuruar”.

Gjatë pjesëmarrjes në serinë me video të revistës Cosmopolitan, “Cheap Shots”, Gozales ka folur hapur për ndjenjat e saj, ka raportuar PageSix.

“Duken kaq të ëmbël bashkë. Duken shumë të dashuruar dhe shumë të ëmbël, jam e fiksuar pas tyre, dhe unë e dua Timmyn!”, ka thënë ajo.

Aktorja me origjinë meksikane, tashmë 35 vjeçe, foli mirë për Chalametin, i cili është 29 vjeç dhe protagonist në filmat “Dune” dhe “Wonka”.

“Mendoj se ai është djali më i talentuar dhe më i ëmbël, sinqerisht, më i ëmbli. Jam shumë krenare që po shkëlqen në karrierë dhe po i ecën aq mirë. Ne kemi mbetur thjesht miq të mirë. Nuk kam asgjë tjetër veçse fjalë të mrekullueshme për të”, ka thënë ajo.

Edhe Kylie Jenner reagon ndaj thashethemeve për ndarjen me Chalamet Showbiz Kylie Jenner reagon ndaj thashethemeve për ndarjen me Chalamet

Gonzales dhe Chalamet u panë për herë të parë së bashku në muajin qershor të vitit 2020, gjatë një pushimi në Cabo San Lucas të Meksikës, por lidhja e tyre përfundoi brenda vitit.

Ndërkohë, Chalamet është në lidhje me Kylie Jenner që nga muaji prill i vitit 2023.

“Duhet të them se është shumë e ëmbël. Është shumë e sjellshme me mua”, pati deklaruar ai në një intervistë për Curbed

Jenner, e cila ka dy fëmijë me ish-partnerin e saj, reperin Travis Scott, ka qenë pranë të dashurit të saj gjatë gjithë sezonit të ndarjes së çmimeve në Hollywood. Megjithatë, kohët e fundit ajo e ka theksuar dëshirën për të ruajtur më shumë privatësinë.

“Interneti është i mrekullueshëm sepse aty e kam nisur biznesin tim. Më ka ndihmuar të lidhem me adhuruesit, por tani mendoj se gjithçka ka të bëjë me gjetjen e balancës. Ka edhe një anë të errët. Është fjala për të ditur se ku të vendosësh kufijtë”, pati thënë ajo në një intervistë për HommeGirls.

Edhe Raportohet se Kendall Jenner është në lidhje me Jacob Elordin Showbiz Raportohet se Kendall Jenner është në lidhje me Jacob Elordin

Për sa i përket mënyrës se si e kalon kohën, themeluesja e brendit të produkteve të bukurisë, “Kylie Cosmetics”, ka theksuar se i pëlqen jeta e qetë.

“E vlerësoj shumë kohën time. Zakonisht i ftoj miqtë e mi për darkë në shtëpi, ose shkoj te ndonjë mik, ose kur dalim, mblidhemi dhe bëhemi gati së bashku në shtëpi”, ka thënë ajo.