Showbiz

Jenner e Chalamet debutuan për herë të parë si çift në tepihun e kuq

Fotografi nga Daniele Venturelli/WireImage

Fotografi nga Daniele Venturelli/WireImage

Pas dy vjetësh romancë jashtë vëmendjes mediatike, ylli televiziv Kylie Jenner dhe aktori, Timothée Chalamet kanë debutuar në një tapih të kuq, ka raportuar People.

Më 7 maj, çifti mahniti Romën gjatë edicionit të 70-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve "David di Donatello", ku Chalamet u nderua me çmimin prestigjioz “David for Cinematic Excellence” për kontributin e tij në kinematografi.

Chalamet, 29 vjeç, u shfaq me kostum prej kadifeje të zezë, të zbukuruar me një lule në jakë.

Jenner, 27 vjeçe, zgjodhi një fustan të ngushtë nga koleksioni vjeshtël/dimër 2025, i brendit të njohur “Schiaparelli”, i cili kishte dekolte të theksuar dhe detaje të ngjitura në material. Ajo e kompletoi pamjen me një çantë kadife të qëndisur me ar dhe vathë po ashtu nga “Schiaparelli”.

Para ngjarjes, ylli i “The Kardashians” postoi një selfie me Chalamet në Instagram Stories.

Kjo paraqitje vjen vetëm pak ditë pas pjesëmarrjes së Jenner në “Met Gala 2025”, ku ajo parakaloi e vetme në tepihun e kuq me një fustan nga brendi “Ferragamo”, ndërsa Chalamet ndoqi virtualisht një ndeshje të Knicks nga Bostoni.

Megjithëse janë bashkë që nga viti 2023, çifti ka qëndruar larg syve të publikut në ngjarje madhore. Gjatë këtij sezoni të tapihëve të kuq, Jenner ka qenë pranë Chalamet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, “BAFTA” dhe “Oscars”, por ky ishte debutimi i tyre i parë në tapihun e kuq si çift.

Në finalen e sezonit të gjashtë të reality showt në televizionin Hulu, Jenner komentoi me humor mbi paraqitjen e saj në “Golden Globes”.

“U shqetësova që kisha ‘gjoksin jashtë’ me atë fustanin prej rrjete argjendi nga ‘Versace’, që dukej tamam si ai i Elizabeth Hurley në ‘CFDA Awards’ të 1999-ës”, ka thënë ylli.