Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Selena Gomez mbyll përkohësisht llogaritë në rrjete sociale

Ylli i mirënjohur i Hollywdoodit, Selena Gomez ka mbyllur llogaritë në rrjete sociale për pak kohë, raporton ET.

Gomez, e cila edhe më parë i ka mbyllur përkohësisht rrjetet sociale, lajmin e ka bërë të ditur përmes një videoje që postoi në Instagram, në të cilën shihet i dashuri i saj Benny Blanco duke luajtur me dy fëmijë.

“Jam jashtë rrjeteve sociale për një kohë. Po fokusohem në atë që ka me të vërtetë rëndësi”, ka shkruar Gomez.

Image

Këtë e ka bërë pasi u bë kryetemë e tabloideve për një bisedë me shoqet e saj, yjet Taylor Swift dhe Keileigh Teller, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”.

Pëshpërimat mes tyre nxitën teori të ndryshme online, kryesorja nga të cilat ishte se Gomez u kishte treguar mikeshave të saj se kishte kërkuar të bënte një fotografi me aktorin Timothee Chalamet dhe e dashura e tij e re, ylli Kylie Jenner, kishte thënë “jo”.

Por, ET ka raportuar se Gomez asnjëherë nuk ka shkuar te çifti përgjatë asaj mbrëmje, as nuk i ka parë.

Edhe Selena Gomez sqaron “dramën” rreth Timothee Chalametit e Kylie Jennerit Showbiz Selena Gomez sqaron “dramën” rreth Timothee Chalametit e Kylie Jennerit

Pastaj edhe vet Chalamet i kishte mohuar spekulimet pasi për TMZ-në ka thënë se nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje në mes tyre.

Edhe vet Gomez ka komentuar mbi ngjarjen duke sqaruar se biseda që po bënte me shoqet nuk kishte të bënte me Chalamet e Kylien.

“Jo, i kam treguar Taylorit diçka rreth shokëve të mi. E kjo nuk duhet t’i interesojë askujt”, ka shkruar Gomez në “X”.