Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, raportohet se ka rrezikuar që të humbë pasuri prej rreth 7.5 milionë euro pasi ka dështuar në regjistrimin zyrtar të dy kompanive të saj.
Ora ka siguruar të hyra milionëshe nga to, por autoritetet britanike për regjistrimin e bizneseve kanë njoftuar për nisjen e procesit të ndjekjes ligjore.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” e la deri në momentin e fundit regjistrimin e tyre, edhe pse ishte paralajmëruar qysh në muajin prill se ato do t’i mbyllen po që se nuk i përfundon procedurat siç duhet.
“Ora Multi Services Limited” me rezerva prej mbi 5 milionë euro, dhe “Ora Live” mbi 2 milionë euro janë dy bizneset që rrezikuan mbylljen, sipas “DailyMail”. 30-vjeçarja nga Kosova është aksionarja më e madhe në to.
Siç raportohet, më 6 korrik, dy kompanive u ishte dhënë paralajmërimi se përderisa nuk përfundohen procedurat siç duhet, regjistrimi do të jetë i pamundshëm dhe ato do të mbyllen dy muaj pas këtij paralajmërimi. E gjithë pasuria do t’i takonte shtetit nëse kjo do të ndodhte.
Pas kësaj letre thuhet se Rita ka përfunduar procedurat duke arritur ta heqë kërcënimin e autoriteteve.
Ekipi i saj ka refuzuar të komentojë çështjen.
Raportohet se “Ora Multi Series” kishte mbi 2.5 milionë euro në cash dhe “Ora Live” mbi 400 mijë euro në bankë.
Të enjten është raportuar nga “The Sun” se Rita Ora ka pasuri neto prej rreth 20 milionë eurosh.