Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nënshkruar një marrëveshje prej pesë milionë funtesh (gjashtë milionë euro) për t’u bërë fytyra e markës së njohur të modës, Prada.
Këngëtarja 31-vjeçare ka qenë e rregullt në shfaqjet e modës së firmës italiane gjatë viteve të fundit, ku më së miri shihet me fustanin Prada që zgjodhi ta veshë në Met gala në Nju Jork gjatë vjeshtës së kaluar.
“Shefët e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të qenë fytyrë e markës së tyre. Ajo është një superyll botëror”, ka thënë një burim për “The Sun”.
Në fillim të këtij viti, The Sun zbuloi se Rita, e cila është në lidhje me regjisorin fitues të Oskarit, Taika Waititi, dyfishoi pasurinë e saj në 20.4 milionë funte.
Thuhet se ajo ka tetë milionë funte në biznese, Ora Live dhe Ora Multi Services, dhe 12 milionë funte në pronë.
-
Rita Ora superaktive: Filma, album e projekte tjera në vitin e ri
-
Vera Ora, pjesë e koleksionit të ri të Rita Orës
-
Rita Ora në përgatitje të koleksionit të radhës me "Primark"
-
Rita Ora shfaq linjat trupore në fotografitë nga koleksioni i ri me “Primarkun”
-
Rita Ora me paraqitje speciale në lansimin e koleksionit të saj “Primark”