Këngëtarja me rrënjë shqiptare, Rita Ora, ka publikuar në Instagram fotografi nga koleksioni i saj festiv që ka bërë në bashkëpunim me brendin e veshjeve “Primark”.
Në fotografi shfaqet Ora me veshje me ngjyrë të zezë e metalike, me materiale transparente e printe kafshësh duke ekspozuar linjat perfekte trupore.
32-vjeçarja ka thënë se po ndihet mirë që mund ta shprehë kreativitetin për veshjet festive pasi që ky sezon i jep ngrohtësi kur kalon kohë me njerëzit e dashur.
“Jam shumë e emocionuar të ndaj fazën tjetër të udhëtimit tonë tamam në kohë për pushimet. Për mua, festat e fund vitit janë për të kaluar kohë me njerëzit e dashur dhe duke festuar në mënyrë përrallore”, ka shkruar ajo si përshkrim.
Rita gjithashtu shpreson se koleksioni i saj mund t’u ndihmojë njerëzve që të kenë në dollapët e tyre veshje që i qëndrojnë kohës.
“Me këtë koleksion të ri, shpresoj që njerëzit të gjejnë disa pjesë që vërtet i ndihmojnë të duken dhe të ndihen më të mirët. Pjesët e këtij koleksioni janë dizajnuar për t’u bërë pjesë e gardërobës që mund t’i dashuroni dhe t’i vishni sezon pas sezoni. Rita Ora X Primark II është në dyqane tani, në dispozicion për t’u blerë nga mbarë bota”, ka shkruar ylli.
Koleksioni është bërë në kudër të bashkëpunimit me markën “Primark” për veshjet e sezonit festiv.
Kur u bënë të ditur për herë të parë për bashkëpunimin me Orën, drejtuesit e “Primark” kanë thënë se ky është bashkëpunimi i parë ndërkombëtar për ta si dhe se marrëveshja me yllin kosovar do të jetë më e gjatë.
Sipas tyre, “Rita Ora x Primark” është koleksion që bën bashkë vizionin kreativ të Ritës me dashurinë e saj prej kohësh për “Primarkun”.
“Primark” është brend irlandez me seli në Dublin, me pika të shitjes në të gjithë Evropën dhe në Shtetet e Bashkuara.