Showbiz

Rita Ora paralajmëron diçka me postim misterioz

Fotografi nga llogaria e Rita Orës në Instagram

Fotografi nga llogaria e Rita Orës në Instagram

Shqiptarja me fame botërore, Rita Ora, ka zgjedhur një mënyrë enigmatike për të paralajmëruar projektin e saj më të ri.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram një fotografi ku shihet një karrige e bardhë plastike, e vendosur mbi një sipërfaqe uji, ndërsa reflektimi në ujë zbulon portretin e saj.

“Soon...”, ka shkruar ajo shkurt në mbishkrimin e postimit, duke lënë ndjekësit në pritje e kuriozitet.

Pamja artistike dhe simbolike ka nxitur reagime të shumta në komente, me fansat që tashmë po spekulojnë se bëhet fjalë për një videoklip të ri ose pjesë të dokumentarit të saj që sapo ka nisur.

Ora, e cila së fundi ka folur për lidhjen e saj emocionale me Londrën perëndimore, duket se po përgatitet të ndajë edhe një tjetër anë të saj me publikun.