Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar videoklipin e saj të ri, të këngës “All Natural”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ora përmes postimit në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
“’All Natural’ kënga ime e re me videoklip”, ka shkruar ajo.
RollingStone ka shkruar se bashkëshorti i yllit, regjisori Taika Waititi, e ka bërë regjinë e videoklipit në fjalë me stil të Zelandës së Re.
Producent i këngës është fituesi i çmimit “Grammy”, Joel Little.
Sipas Orës, “All Natural” është projekti më personal që ka bërë deri më tash.
“Për mua ka të bëjë me mësimin së si të duash çdo pjesë të vetes, të fortën e atë fragjile, dritën dhe hijen. Puna me Joelin ishte si dhuratë, ai ka një dhunti të rrallë që një gjë thellësisht intime mund ta shndërrojë në muzikë që çdokush mund ta ndjejë”, ka thënë këngëtarja.
Ajo ka shtuar se kënga ka të bëjë me rritjen si person, shërimin dhe zbulimin e vetvetes.
“Shpresoj që kur ta dëgjojnë njerëzit, të lidhen me këngën përmes ‘udhëtimit’ vetanak e të ndihen të pranuar”, ka thënë Ora.
Albumi i fundit i saj “You And I” u publikua në vitin 2023 dhe arriti të klasifikohet në top 10-shen e albumeve në toplistat britanike.
RollingStone e pati vlerësuar si “koleksion i këngëve shumë të bukura për dashurinë”.