“If It’s Not Love” titullohet kënga e re e yllit shqiptar me famë botërore, Rita Ora.
Kënga vjen në bashkëpunim me DJ-in dhe producentin brazilian, Zerb.
Në një seri postimesh në Instagram, Rita ka falënderuar DJ-in duke thënë se është e nderuar që është pjesë e projektit të tij.
“Kjo këngë është organike e dy fansave të njëri-tjetrit”, ka thënë ajo në videon e publikuar në Instagram.
Po ashtu ka paralajmëruar se “shumë gjëra” po vijnë.