Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora shënon 13-vjetorin e albumit të parë, paralajmëron projekte të reja

Rita Ora

Rita Ora

Foto: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar projekte të reja shumë shpejt, teksa ka shënuar 13-vjetorin e albumit të saj debutues “ORA”.

Këngëtarja ka ndarë emocione të forta me ndjekësit, duke u shprehur nostalgjike se çdo gjë i duket sikur ka ndodhur dje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam gjithmonë mirënjohëse që lidhem me njerëzit dhe krijojmë momente që nuk do të harrohen kurrë. Të shoh gëzim dhe dashuri është arsyeja e vetme që vazhdoj të jap gjithçka”, ka shkruar ajo si përshkrim të një videoje në Instagram.

Ora, ka kujtuar performancën e fundit në festivalin “Zurich Openair” dhe ka paralajmëruar  se shumë shpejt do të publikojë projekte të reja.

“Mezi po pres t’ju tregoj çfarë kam punuar... po vjen më shpejt sesa mendoni”, ka shtuar ylli 34-vjeçar.