Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora bëhet pjesë e BMG, paralajmëron këngë të reja

Rita Ora ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje të re muzikore, këtë radhë me kompaninë muzikore BMG.

Duke postuar në Instagram mbrëmjen e së enjtes, këngëtarja 31 vjeçare nga Kosova, tha se po ndodh një 'kapitull i ri' pasi siguroi një kontratë me agjencinë diskografike, klientët e së cilës janë edhe Kylie Minogue, 5SOS, KSI dhe Run The Jewels.

Rita, albumi i fundit i së cilës “Phoenix” u publikua në vitin 2018, tha se po punon për muzikë të re dhe “mezi pret” ta ndajë atë me fansat e saj.

“Jam shumë e emocionuar për muzikën e re për të cilën kam punuar dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju. Këtu është një kapitull i ri! Shihemi të gjithë së shpejti!”, është shprehur ajo.

Këngëtarja postoi disa fotografi bardh e zi, ku njëra e shfaqte atë duke pozuar pranë një pianoje.

“Jam e emocionuar të njoftoj se jam partnere me BMG!!! Nuk mund të isha më e lumtur që ata do të jenë familja ime”, ka shkruar këngëtarja nga Kosova në rrjetet sociale.

"Dua të hem një FALEMINDERIT të madh për ekipin e mrekullueshëm të Atlantic Records, pasi jam shumë krenare për udhëtimin tonë të jashtëzakonshëm së bashku dhe nuk do ta harroj kurrë ditën kur vendosëm rekordin në top listat në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shtuar Rita.

Edhe Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj Showbiz Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj

Rita mban rekordin për numrin më të madh të këngëve në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar për një artiste femër britanike dhe ka pasur katër këngë numër një siç janë: Hot Right Now, How We Do (Party), R.I.P. dhe I Will Never Let You Down.

Publikimi i saj i fundit ishte në vitin 2021, një mini-album të cilin ajo e quajti Bang.