Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora humb mbi 200 mijë ndjekës në Instagram

Rita Ora ka humbur rreth 220 mijë ndjekës në Instagram për shkak se ajo kishte thyer masat anti-COVID duke festuar ditëlindjen e saj të 30-të.

Mbështetja online e këngëtares nga Kosova ka rënë në javët e fundit pasi ajo kishte organizuar festë në një restorant në Londër për ditëlindjen e saj, pavarësisht masave të rrepta kundër virusit në Britaninë e Madhe, shkruan Daily Mail.

Rita e cila deri vonë kishte rreth 16 milionë ndjekës në Instagram ishte cilësuar si “egoiste” pasi ishte përfolur se përfaqësuesit e saj i kishin ofruar restorantit 5000 funta për të hapur ilegalisht lokalin ku do të festonte përvjetorin e lindjes.