Rita Ora i mban të përditësuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore numëron mbi 16 milionë ndjekës vetëm në Instagram dhe aty sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo31-vjeçarja, të njëjtën gjë e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka treguar se si ka shkuar një javë e saj duke pozuar në disa veshje të ndryshme.
Në imazhet e publikuara, Rita shihet tërë elegancë, teksa e njohur edhe për stilin e saj me shumë shije dhe unik, ylli i muzikës mahniti në secilën prej dukjeve.
“Si ka shkuar kjo javë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit, në të cilin nuk munguan komentet e shumta.
Ndërkohë, kujtojmë që krijuesja e hitit “Let You Love Me” pas festave të fundvitit ka vazhduar me aktivitete dhe projekte të ndryshme muzikore.
Në anën tjetër, Rita po shijon suksesin e këngës së fundit “Follow Me”, që erdhi në bashkëpunim me DJ Sam Feld.