Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora me foto të reja atraktive në rrjete sociale

Këngëtarja me renome botërore Rita Ora është shfaqur atraktive në fotot e reja në rrjete sociale, raporton “Daily Mail”.

31-vjeçarja ka treguar fizikun e saj në një fustan të shkurtër dhe të hapur, në fotot e postuara në Instagram.

Ajo ka përcjellur fustanin me një palë çizme shumëngjyrëshe, ndërsa ka postuar foto nga oborri i shtëpisë së saj në Londër, pasi u kthye pas udhëtimit në Auckland ku performoi në hapjen e Kupës Botërore në ragbi në konkurrencë të femrave.

{gallery}