Rita Ora do të detyrohet të mbyllet dy javë në hotel në Australi pasi të mbërrijë në këtë shtet për të marrë pjesë në ngjarjen për zbulimin e talenteve të reja “The Voice”.
Këngëtarja 30 vjeçare do të detyrohet të respektojë masat anti-COVID të Australisë pasi të mbërrijë atje muajin e ardhshëm për t’ju bashkuar gjyqtarëve të versionit australian të “The Voice”, shkruan The Sun.
Ky detyrim vjen pak kohë pasi Rita ishte cilësuar si “egoiste” nga policia londineze për shkak se kishte festuar ditëlindjen e saj të 30-t në një restorant në Londër.
Një burim i The Sun ka thënë se “është e çartë që kjo do të jetë e dhimbshme për Ritën mirëpo ajo e di që duhet ta bëjë këtë si çdo kush tjetër”.
Artikuj të ngjashëm
-
Rita Ora arrin në Australi, nuk duket shumë në qejf në ballkonin e hotelit ku është karantinuar
-
Rita Ora shkakton sërish trazira, kësaj radhe në Australi
-
Rita Ora shkon në Australi, detyrohet të karantinohet për 14 ditë
-
Rita Ora në spital, anulon koncertin në Hungari
-
Rita Ora bëhet gati për të performuar në Zurich të Zvicrës