Rita Ora do të performojë të shtunën mbrëma në festivalin “Zurich Openair 2022” që mbahet në Zurich të Zvicrës.
Këngëtarja kosovare me famë botërore ka publikuar në rrjetet sociale fotografi pak para ngjarjes së madhe.
Rita, 30-vjeçare, ka thënë se mezi pret të performojë para fansave të saj në festival.
Ajo pritet të argëtojë edhe shumë shqiptarë të cilët parashihet të marrin pjesë në festivalin i cili nuk është mbajtur vitin e kaluar për shkak të pandemisë me COVID-19.
Rita ka qenë shumë e përfolur nga mediat javëve të fundit, për shkak të dyshimeve se ajo mund të jetë martuar me të dashurin e saj, Taika Waititi.
Këngëtarja nuk e ka pohuar dhe as mohuar lajmin, ndonëse është parë disa herë me një unazë martese në gisht.
{gallery}