Rita Ora dhe Taika Waititi janë duke planifikuar që të martohen, raportoi SocialBuzz të mërkurën.
Sipas mediumit, këngëtarja kosovare me famë botërore dhe regjisori australian po shpresojnë që të kurorëzohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas burimeve të afërta me çiftin, ata janë duke shikuar për mundësinë që të marrin pushime nga punët e tyre në mënyrë që të organizohen për ceremoninë.
Po ashtu, raportohet se planet janë për një ceremoni simbolike fillimisht, ndërkohë që më vonë gjatë vitit do të organizojnë një ndejë të madhe, me shumë të ftuar.
Rita 30-vjeçare dhe Taika 46-vjeçar janë në lidhje që nga fillimi i vitit 2021.
Ata janë njoftuar në Sydney të Australisë, gjatë kohës sa Rita Ora po qëndronte atje, pasi ishte bërë anëtare e jurisë në “The Voice of Australia”.