Rita Ora është dukur mjaft mirë në plazhet e Formenteras pas problemeve shëndetësore që e detyruan ta anulonte koncertin në Hungari muajin e kaluar.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte dërguar në spital në Budapest në korrik, por tani fotografitë e kanë nxjerrë të lumtur dhe të shëndetshme derisa ka bërë pushime me bashkëshortin, Taika Waititi.
Rita është dukur fenomenale në bikinit e zeza të kombinuara me aksesorë, shkroi DailyMail.
Vetëm disa orë para se ajo të dilte në skenë, kishte njoftuar se me “urdhrat e mjekëve” duhet të pushonte dhe nuk do të mund të performonte në “Campus Fesztival”.
Paraqitja e radhës e Ritës është e planifikuar për 15 gusht në Sllovaki.
Artikuj të ngjashëm
-
Rita Ora në spital, anulon koncertin në Hungari
-
Rita Ora po bën pushimet në Ibiza, mahnit me linjat trupore
-
Rita Ora paralajmëron album të ri dhe turne botëror në vitin 2026
-
Rita Ora organizon festë madhështore për 50-vjetorin e Taika Waititit në Ibiza
-
Rita Ora lanson këngën e re “pa lejen” e menaxhmentit

