Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka festuar 50-vjetorin e lindjes së bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, me një super festë në Ibiza.

Mbrëmja nisi me një darkë private në një vilë luksoze, ku morën pjesë emra të njohur të Hollywoodit si aktorët Matt Damon, Sacha Baron Cohen dhe modelja Cara Delevingne. Pas darkës, festa vazhdoi në një klub nate.
“Gëzuar ditëlindjen e 50-të, i dashuri im. E di që është një moment i madh për ty. Jam shumë krenare për gjithçka që ke arritur dhe për të gjitha ëndrrat e pafundme që ende i ke dhe dëshiron t’i realizosh. Ti më frymëzon çdo ditë”, ka shkruar ylli në postimin e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka falënderuar të gjithë familjarët dhe miqtë që shkuan nga e gjithë bota për të festuar me ta.

“Unë nuk po qaj, ti po qan! Tani më në fund jam rikuperuar dhe mund të postoj për këtë”, ka shtuar Ora.

Ngjarja u përshkrua si një nga festat më të bujshme të verës, duke kombinuar luksin, yjet e njohur dhe shpirtin e Ibizas.
