Rita Ora u fotografua duke hyrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Sidneit të hënën ndërsa po përgatitet për karantinën 14-ditore, përpara se të marrë pjesë si vlerësuese në ‘The Voice Australia’.
Këngëtarja është lejuar të largohet nga Britania e Madhe pavarësisht bllokimit, të shkaktuar nga kriza pandemike, shkruan dailymail.
Ky udhëtim vjen pasi këngëtarja me prejardhje shqiptare u quajt ‘egoiste’ nga policia britanike, për mbajtjen e një feste të madhe në 30-vjetorin e lindjes së saj, duke thyer masat për mbrojtjen nga COVID-19.
Ndërkohë, Australia është një nga vendet që e ka menaxhuar më së miri pandeminë në të gjithë botën.
Artikuj të ngjashëm
-
Rita Ora mahnit me veshjen në Sydney
-
Rita Ora ishte ndier muzikalisht e izoluar gjatë karantinës
-
Rita Ora arrin në Australi, nuk duket shumë në qejf në ballkonin e hotelit ku është karantinuar
-
Rita Ora shkakton sërish trazira, kësaj radhe në Australi
-
Rita Ora do të mbyllet për dy javë në një hotel të Australisë