Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora shpreson ta rifitojë besimin e publikut

Foto: AP/Associated Press

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, shpreson shumë që publiku do ta pranojë kërkim faljen e saj, për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga koronavirusi.

Pop ylli 30-vjeçar së fundmi kërkoi falje publike për gabimin e saj, duke i thyer rregullat e karantinës të vendosura nga qeveria britanike, për ta festuar ditëlindjen në një restorant e shoqëruar nga 30 të ftuar.

Dhe tani, Rita thotë se shpreson të ketë mundësi ta rifitojë besimin e publikut, i cili e ka mbështetur aq shumë përgjatë vjetëve, në çdo hap të karrierës së saj.

Për gazetën “The Sun” të publikuar të dielën, këngëtarja citohet të ketë thënë: “Kërkim falja ime ishte aq e sinqertë dhe vinte nga zemra. Tani thjeshtë shpresoj dhe lutem që publiku ta shoh këtë gjë, dhe ta pranojë faktin se jam penduar për këtë gabim”.

Ylli i hitit “Hot Right Now” që shkeli masat e sigurisë për herë të dytë, pasi u kthye në shtëpi nga një udhëtim në Egjipt dhe nuk u vetizolua, përveç se kërkoi falje publike përmes një postimi në rrjetet sociale, po ashtu doli vullnetare për ta paguar shumën maksimale të shkeljes së masave anti-COVID, që e kap shifrën prej 10 mijë funtesh. Por siç duket, kjo nuk po mjafton për publikun dhe qytetarët e Britanisë së Madhe, vend ky i cili është goditur mjaft rëndë nga pandemia dhe vazhdon të jetë me masa të ashpërsua të sigurisë nga koronavirusi.

Edhe Rita Ora shkakton sërish trazira, kësaj radhe në Australi Showbiz Rita Ora shkakton sërish trazira, kësaj radhe në Australi

Ndër të tjera, në intervistën e saj për “The Sun”, Rita Ora e ka pranuar se është plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit është dashur t’i bëjnë gjatë pandemisë, dhe ndihet e turpëruar për veprimet e saj të papërgjegjshme.

Kujtojmë se Ora ishte ndër yjet e parë të showbizit, që i bënë thirrje njerëzve anembanë botës t’i respektojnë rregullat e karantinës, qysh në muajin mars kur u shënuan rastet e para me koronavirus.