Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Clooney: Asgjë nuk të bën të dukesh më i moshuar se kur je 63 vjeç dhe i lyen flokët

George Clooney

George Clooney gjatë shfaqjes "Good Night, and Good Luck"

Foto: Associated Press

Në paraqitjen e tij më të fundit në teatër për shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, aktori i njohur George Clooney i ka habitur të gjithë me flokët e tij të lyer krejtësisht të zeza. 

Por përse vendosi ta bëjë këtë? Në fund të fundit, shumica e aktorëve në teatër thjesht vendosin një paruke, është më praktike, më e lehtë për mirëmbajtje, dhe ndihmon që flokët të mos dëmtohen nga ngjyrosjet e përditshme, sipas “The Cut”.

Por Clooney nuk e zgjodhi atë rrugë. Dhe e di shumë mirë që ngjyra e zezë e flokëve e bën të duket më plak, jo më i ri. Vetë ai e ka pranuar disa herë publikisht.

“Gruaja ime do ta urrejë këtë, sepse asgjë nuk të bën të dukesh më plak sesa kur një burrë i moshuar lyen flokët”, ka thënë ai në një intervistë për “The New York Times”.

Po ashtu, në një intervistë për “CBS Mornings”, ai u shpreh sërish në të njëjtën kontekst.

VIDEO:

Edhe George Clooney nuk do të puthet më me vajza nëpër filma Showbiz George Clooney nuk do të puthet më me vajza nëpër filma

“Sinqerisht, asgjë nuk të bën të dukesh më i moshuar se kur je 63 vjeç dhe i lyen flokët”, ka thënë aktori.

Madje ai ka shtuar me humor se Amal Clooney, bashkëshortja e tij, e quan gjithë këtë “qesharake” dhe se edhe fëmijët e tij thjesht qeshin pa pushim sa herë e shohin.