Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

George Clooney nuk po ngutet më të korrë sukses

George Clooney

George Clooney

Foto: Associated Press

Aktori i njohur, George Clooney, ka thënë se nuk po ngutet që të korrë sukses më.

64-vjeçari ka treguar se sa shumë ka ndryshuar prioritetet në jetën e tij.

Aktori ka thënë se e ka shfrytëzuar karrierën në shumë mënyra dhe se tani është i lumtur të vendosë      familjen para interesave e ambicieve të tij në showbiz.

“Nuk jam më në atë ngutinë e madhe për të korrur sukses”, ka thënë ai për ExtraTV.

Tutje ai ka thënë se e ka shfrytëzuar boll karrierën dhe se tash po dëshiron të kalojë më shumë kohë më familjen.

Edhe George Clooney nuk do të puthet më me vajza nëpër filma Showbiz George Clooney nuk do të puthet më me vajza nëpër filma

“Tani mund të kaloj më shumë kohë më fëmijët. Jam ende mjaft i ri që të vrapoj bashkë me ta. Kjo do të kalojë shumë shpejt, por ende mund ta bëj”, ka thënë aktori.

VIDEO:

Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal, së fundmi kanë festuar 11 vjet të martesës dhe ylli ka treguar se si e kanë shënuar ngjarjen.

“Kemi shkuar për të ngrënë një darkë të mirë”, ka thënë ai.

Ndërkohë aktori ka thënë se ka shumë fat në jetë.

“Mendoj se mësimi i vetëm që të jep jeta është të vësh bast ne vetvete dhe kur hapen mundësit duhet të shkosh. Kam qenë shumë me fat gjatë jetës. Por gjithashtu mendoj se ti i krijon vet kushtet për të pasur fat”, ka thënë ai.

Edhe George Clooney: Mësimet më të mëdha i mora nga dështimet Showbiz George Clooney: Mësimet më të mëdha i mora nga dështimet

Clooney ka thënë se ka qejf ta jetojë jetën plotësisht e të mos merret me probleme të vogla.

“Nuk ka arsye se kush ka mundësi të plaket, e kush jo. Prandaj duhet ta jetosh jetën sikur do të plakesh. Dhe pastaj kur të zgjohesh një ditë e je plak, do ta shohësh se me të vërtetë ke jetuar plotësisht”, ka thënë ai.