Nicole Kidman ka postuar një video në Instagram ku ajo dhe kolegia e saj, Sandra Bullock, përqafohen në setin e komedisë “Practical Magic 2”.
Kidman e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Magjistaret janë kthyer. Dita e parë në set për motrat Owens!".
Filmi do të drejtohet nga Susanne Bier dhe është planifikuar për të dalë në kinema më 18 shtator 2026. Ky është vazhdimi i filmit të vitit 1998, “Practical Magic”, i cili ndjek motrat magjistare, Sally dhe Gillian, ndërsa ato përpiqen të gjejnë një mënyrë për të ndaluar një mallkim që vret burrat që ato duan.
Filmi origjinal u drejtua nga Griffin Dunne dhe ishte bazuar në librin e Alice Hoffman me të njëjtin titull.
Në kastin e vazhdimit përfshihen gjithashtu Stockard Channing, Dianne Wiest, Joey King, Lee Pace, Maisie Williams, Xolo Mariduena dhe Solly McLeod.
-
“Practical Magic 2” rikthehet në ekran pas 28 vjetëve
-
Kidman: Kam punuar me 27 regjisore për 8 vjet, duhen investime për talentet e reja
-
Nicole Kidman uron ish-bashkëshortin për Ditën e Babait
-
Kirsten Dunst i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “The Housemaid”
-
Nicole Kidman “e rigjallëruar dhe optimiste” pas divorcit nga Keith Urban