Aktorja Nicole Kidman ka ndarë një fotografi të rrallë të ish-bashkëshortit të saj, këngëtarit, Keith Urban, me vajzat e tyre, në një urim për Ditën e Babait, gati gjashtë muaj pas finalizimit të divorcit, ka shkruar InStyle.
Ditë më parë, Kidman ka publikuar në Instagram Stories një mesazh.
“Gëzuar Ditën e Babait të gjithë baballarëve”, ka shkruar ajo në postim, ku ndau dy fotografi bardhezi nga e kaluara.

Në njërën fotografi shfaqej vetë aktorja kur ishte e vogël me babanë e saj, ndërsa në tjetrën vajzat e saj, Sunday Rose dhe Faith Margaret, shiheshin duke kaluar një moment të ëmbël me të atin. Në imazh, një Keith Urban më i ri i mbante të dyja vajzat mbi shpinë gjatë një shëtitjeje.
Postimi i Kidmanit erdhi vetëm një ditë pasi Urban i kushtoi asaj një urim publik për ditëlindjen e 59-të.
“Gëzuar ditëlindjen, Nicole Mary!!!!!!!!!!!!”, ka shkruar këngëtari në Instagram Stories.
Edhe
Nicole Kidman “e rigjallëruar dhe optimiste” pas divorcit nga Keith Urban

Edhe vajza e tyre e madhe, Sunday Rose, ndau një fotografi të nënës së saj.
“Gëzuar ditëlindjen, mama. Nuk ka askënd që e adhuroj më shumë”, ka shkruar ajo.
Vetë Kidman falënderoi ndjekësit për urimet e shumta, duke publikuar një fotografi në natyrë dhe duke shkruar se po festonte “edhe një vit tjetër rreth diellit”.