Showbiz

Keith Urban ndryshoi tekstin e një kënge për Kidman pak ditë para lajmit për ndarjen

Keith Urban dhe Nicole Kidman

Keith Urban dhe Nicole Kidman

Foto: Associated Press

Këngëtari, Keith Urban përdori emrin e një bashkëpunëtoreje në një këngë për tashmë ish-gruan e tij, aktoren Nicole Kidman.

Të martën e kësaj jave, People ka raportuar se aktorja 58-vjeçare kishte dorëzuar kërkesën për divorc, pak pasi u bë e ditur ndarja e çiftit të famshëm, që bashkë ka vajzat Sunday Rose, 17, dhe Faith Margaret, 14 vjeçe, pas gati 20 vjetësh martesë.

Në një koncert të këngëtarit të zhanrit country, 57-vjeçar, në Grand Casino Arena, Saint Paul, Minnesota më 26 shtator, disa skena kanë tronditur fansat, ka raportuar FemaleFirst.

Në vend që të këndonte për gruan e tij gjatë këngës “The Fighter”, ai ka përdorur emrin e Maggie Baugh, 25 vjeçe, një nga bashkëpunëtoret e tij, e cila ndau videon në Instagram.

Kënga origjinale:

“When they’re tryna get to you, baby I’ll be the fighter” 
u ndryshua në:
“When they’re tryna get to you, Maggie I’ll be your guitar player”.

Maggie e ka përshkruar videon duke pyetur se: “A e tha ai me të vërtetë këtë?”.

Shumë fansa reaguan në komente për të mbrojtur Kidmanin.

“Është kaq e poshtër ta bësh këtë, me një këngë të frymëzuar nga gruaja e tij. Kjo është shumë e turpshme”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.

Një tjetër shtoi se “Nicole meriton më shumë”.

Një burim më parë pati thënë për People se Nicole "nuk e donte këtë" dhe se "lutej për të shpëtuar martesën".

Burimi ka shuar se motra e Kidmanit, Antonia, ka qenë një mbështetje e madhe për të dhe e gjithë familja Kidman është bashkuar për të mbështetur.

Kidman dorëzoi kërkesën për divorc pasi çifti kaloi verën në pjesë të ndryshme të botës: aktorja xhiroi “Practical Magic 2” në Londër, ndërsa Urban ishte në turneun e tij “High and Alive World Tour”.