Studioja “Warner Bros.” ka publikuar një trailer të shkurtër për filmin “Practical Magic 2”, me protagonistë fitueset e çmimit “Oscar”, Nicole Kidman dhe Sandra Bullock.
Bullock dhe Kidman luajnë rolet e motrave Sally dhe Gillian Owens, të cilat vijnë nga një linjë e gjatë shtrigash. Në këtë film të ri, të drejtuar nga Susanne Bier, familja Owens kërcënohet nga një mallkim i errët.
Në projektin e zhanrit romance dhe fantazi luajnë gjithashtu aktorët, Joey King, Lee Pace, Maisie Williams dhe Xolo Maridueña. Stockard Channing dhe Dianne Wiest gjithashtu ripërsërisin personazhet e tyre nga filmi origjinal.
“Practical Magic 2” lansohet nëpër kinema më 11 shtator të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Nicole Kidman e lumtur për rikthimin në komedinë “Practical Magic 2”
-
10 filmat që ia vlen t’i shikoni këtë shtator
-
Spiunazh, pushtet dhe sekrete në serialin “Black Doves 2”
-
Bota virtuale bëhet reale në filmin “Jumanji: Open World”
-
Filmi “Scary Movie 6” kryeson arkat filmike, lë pas “Masters of the Universe”