Aktorja e njohur, Kirsten Dunst i është bashkuar kastit të filmit të ri “The Housemaid’s Secret”, ku do të luajë përkrah aktores Sydney Sweeney, ka raportuar Variety.
43 vjeçja do të jetë pjesë e vazhdimit të filmit “The Housemaid”, ku personazhi Millie Calloway, rolin e të cilës e luan Sweeney gënjen në CV për të siguruar një punë si dado në shtëpinë e një çifti të pasur, Ninas rolin e të cilës e luan Amanda Seyfried dhe Andrew Winchester rolin e të cilit e luan Brandon Sklenar, të cilët fshehin sekrete të rrezikshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është privilegj të sjellim kapitullin e radhës të ‘The Housemaid’ në ekran me Kirsten Dunst. Ajo është një ikonë. Karriera e saj tregon një gamë të jashtëzakonshme dhe guxim artistik. Përkrah një aktoreje magnetike si Sydney Sweeney, ajo do të jetë një forcë elektrizuese në një botë ku asgjë nuk është ashtu si duket”, ka thënë në një deklaratë Erin Westerman, presidentja e Lionsgate Motion Picture Group.
Në këtë vazhdim rikthehen gjithashtu edhe artistë si Michele Morrone, skenaristja Rebecca Sonnenshine dhe regjisori Paul Feig.
Filmi bazohet në serinë e librave bestseller të autores Freida McFadden.
Në muajin janar të vitit 2025, Amanda Seyfried kishte lënë të kuptohej se vazhdimi i filmit ishte i pashmangshëm dhe shprehu dëshirën të bëjë një paraqitje të shkurtër.
“Askush nuk ka thënë ende asgjë për pjesën e dytë, por jam e sigurt që do të ketë. Dhe pothuajse jam e bindur që do të kem një rol të vogël, sepse historia do të ndjekë Syd dhe punën e saj me një familje të re”, ka thënë ajo.
Regjisori Feig ka konfirmuar së fundmi për The Hollywood Reporter se xhirimet do të nisin këtë vjeshtë.
“Do të fillojmë xhirimet në vjeshtë. Skenari është gati, po bëjmë vetëm disa përmirësime të vogla. Jemi gati për të nisur. Sydney dhe Michele rikthehen, dhe do të ketë edhe aktorë të rinj shumë interesantë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka folur për suksesin e filmit të parë, i cili pritet të arrijë rreth 400 milionë dollarë në nivel global.
“Është e jashtëzakonshme. Unë bëj filma për publikun dhe për përvojën e përbashkët në kinema. Të shohësh njerëzit që vijnë, argëtohen dhe e ndajnë këtë përvojë, kjo është mënyra si rikthehet magjia e kinemave”, ka thënë regjisori.
Data e publikimit për “The Housemaid’s Secret” ende nuk është bërë e ditur.