Ylli i njohur televiziv, Sydney Sweeney ka shprehur admirim të madh për aktoren e Hollywoodit, Amanda Seyfried, me të cilën luan bashkë në filmin “The Housemaid”.
Aktorja 28-vjeçare luan krah Seyfriedes, 39 vjeçe, në trilerin e ri psikologjik, dhe thotë se përvoja me të ka qenë e jashtëzakonshme.

“Jam e fiksuar pas saj. Ajo e di sa shumë. Jam fansja më e madhe e filmit ‘Mamma Mia!’”, ka thënë Sweeney në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, ka raportuar FemaleFirst.
Dyshja e Hollywoodit më herët ka kënduar së bashku këngën “Angeleyes” të ABBA-s për një video në TikTok, dhe Sweeney ka treguar se ishte një moment që e kishte ëndërruar.
Edhe
Sydney Sweeney: Dua të bëj filma që shpëtojnë jetë
“Të gjitha ëndrrat m’u realizuan! Ishte mahnitëse”, ka thënë ajo.
Sweeney ka shtuar se ka krijuar një lidhje të fortë edhe jashtë xhirimeve dhe e ka quajtur Seyfrieden “ikonë”.
“Do ta lëshoj filmin ‘Mamma Mia!’ sa herë që mundem… Isha me shoqet në një udhëtim në Afrikë, dëgjonim këngën, po vallëzonim në plazh, dhe i dërgova Amandës një video duke i thënë: ‘Gjithmonë do të jesh ikona ime’. E dua!”, ka thënë ylli.
Edhe Seyfried, nga ana e saj, ka folur po aq me superlativa për Sweeneyn, duke e përshkruar si “të bukur dhe argëtuese”.
“Mendoj se është e bukur dhe shumë argëtuese. Të dyja e duam punën tonë dhe e duam projektin, dhe kjo është ngjitëse. E pamë filmin dhe të dyjave na pëlqeu shumë”, ka thënë ajo për revistën People.
Seyfried aktualisht po promovon filmin e saj të ri muzikor-dramatik “The Testament of Ann Lee”, ndërsa Sydney luan rolin kryesor në dramën sportive “Christy”.
Edhe
Kirsten Dunst i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “The Housemaid”
“Ishim bashkë javën e kaluar sepse po bëjmë shumë promovime për ‘The Housemaid’. Orari është krejtësisht e çuditshme. Filmat tanë të pavarur shfaqen premierë në të njëjtën ditë, me vetëm disa orë diferencë”, ka thënë Seyfried.
Traileri i filmit "The Housemaid":