Showbiz

Amanda Seyfried: E di që jeta bëhet më e vështirë sa më shumë që plakesh

Amanda Seyfried, fotografuar nga Vanessa Grande per Who What Wear

Amanda Seyfried, fotografuar nga Vanessa Grande per Who What Wear

Aktorja Amanda Seyfried, ka thënë se është e vetëdijshme që jeta vështirësohet ndërkohë që njerëzit plaken.

40-vjeçja ka thënë se ndihet shumë më e përgatitur për fazën e ardhshme të jetës, falë viteve të terapisë në çift që ka bërë me bashkëshortin Thomas Sadoski. 

“E di që jeta bëhet më e vështirë sa më shumë që plakesh, por e di edhe që jam mjaft e përgatitur sepse kam bërë shumë punë gjatë dekadës së të tridhjetave”, ka thënë aktorja për Who What Wear.

Ajo ka shtuar se ka bërë shumë terapi në çift me bashkëshortin, me të cilin është e martuar që nga viti 2017.

“Kam bërë shumë terapi në çift. Kam bërë shumë terapi vetëm. Kam pasur pafund biseda me psikologë dhe me miq që janë psikologë, saqë ndihem se e njoh shumë mirë veten, jam shumë e vetëdijshme. Nuk është gjithçka, por sigurisht të çon shumë larg”, ka thënë ajo.

Ani pse ka arritur sukses të madh në karrierë, Seyfried ka thënë se dëshiron ende ta sfidojë veten. Aktorja kërkon role që e frikësojnë dhe e shtyjnë përpara.

“Ndihem sikur duhet të zgjedh gjëra që më tmerrojnë, brenda arsyes, sigurisht. Nuk do të hidhem nga ndonjë shkëmb apo avion, por kam nevojë të merrem me diçka që është vërtet e frikshme, sepse e di që mund ta bëj, dhe e di që do të jem më e mirë pas kësaj”, ka shpjeguar ajo.

Ylli e ka nisë karrierën në filmin “Mean Girls” në vitin 2004, një komedi për adoleshentë që u bë hit, në të cilën luajtën edhe aktoret e njohura Lindsay Lohan, Rachel McAdams dhe Tina Fey. Ky rol vazhdon t’i rikujtohet edhe sot.

E pyetur nga Variety nëse e ka rishikuar filmin, ajo u përgjigj: “Jo. Por transmetohet shpesh”.

 “E dua shumë. Më pëlqen kur e shoh fytyrën time në bluzat e njerëzve. Jam pak e mërzitur sepse ‘Paramount’ ende më ka borxh ca para që më kanë përdorur portretin. Çdo dyqan shet bluza të ‘Mean Girls’ me fytyrat tona. A nuk duhet të marr diçka prej kësaj?”, ka thënë Seyfried.