Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Motra e vogël e Britney Spearsit, Jamie Lynn vjen me një rrëfim personal

Kanali “ABC News” ka bërë të ditur se, Jamie Lynn Spears do ta realizojë një intervistë ekskluzive me prezantuesen, Juju Chang, e cila transmetohet më 12 janar.

Motra e vogël e yllit të muzikës pop, Britney Spears, do të diskutojë rreth librit të saj të ardhshëm me kujtime, “Things I Should Have Said”, familje dhe jetën e saj private dhe profesionale. Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media.

Intervista intime do të transmetohet në emisionin “Good Morning America” dhe një pjesë tjetër edhe në emisionin e natës, “Nightline”.

Libri me kujtime “Things I Should Have Said”, do të publikohet më 18 janar të këtij viti përmes shtëpisë së botimeve, “Worthy Publishing”. Thuhet se ai ofron vështrim intim të betejave personale të Jamie Lynnit si një fëmijë aktore, nënë adoleshente dhe figurë publike.

Në tetor të vitit të kaluar, Spears e bëri të ditur lajmin se e ka përfunduar librin me kujtime, përmes një postimi në Instagram ku shkruhej: “I detyrohem vetes sime më të re dhe vajzave të mia që të jem një shembull që nuk duhet ta modifikoni kurrë veten ose të vërtetën tuaj për të kënaqur dikë tjetër. E di që kam ende shumë për të mësuar, por ndjej sikur mbarimi i këtij libri ma dha mbylljen e këtij kapitulli 30-vjeçar të jetës sime dhe shpresoj se do t’i ndihmojë të gjithë njerëzit që e kanë harruar veten, vlerat e tyre, e kanë humbur zërin ose po përpiqen ta thyejë një cikël jo të shëndetshëm në jetën e tyre”.

Pop këngëtarja 40-vjeçare, Britney Spears, e cila i ndjekë gjithsej 46 persona në Instagram, përfshirë këtu të fejuarin Sam Asghari dhe mikeshën e saj të afërt Paris Hilton, duket se e ka larguar nga kjo listë motrën e saj të vogël, Jamie-Lynn Spears, ani pse kjo e fundit vazhdon ta ketë Britneyn në listën e ndjekësve.

Edhe Britney Spears ribashkohet me motrën Jamie Lynn Showbiz Britney Spears ribashkohet me motrën Jamie Lynn

Kjo përçarje mes motrave Spears vjen si pasojë e debateve të shumta dhe betejës së ashpër ligjore të këngëtares së famshme me babanë e saj, rreth kujdestarisë ligjore e cila për 13 vjet ia pamundësoi Britneyt të ketë qasje në pasurinë e saj miliona dollarësh.

Britney edhe në të kaluarën kishte treguar se në disa raste motra e saj Jamie-Lynn e ka lënduar, duke mos i dalë në mbrojtje me babanë dhe nënën që po kërkonin t’ia kontrollonin jetën në maksimum, dhe duke e shfrytëzuar kufizimin që ia shkaktonte kujdestaria ligjore për t’ia shfrytëzuar këngët e saj, të cilat i pas i kishte interpretuar në version remix nëpër ceremoni të ndryshme, pa lejen e Britneyt.

{gallery}