Showbiz

Britney Spears ribashkohet me motrën Jamie Lynn

Ylli i muzikës pop, Britney Speras, më në fund është ribashkuar me motrën e saj të vogël, Jamie Lynn Spears.

Këngëtarja 41-vjeçare kishte vite që i kishte ndërprerë të gjitha kontaktet me familjen e saj, por Britney i shfrytëzoi rrjetet sociale për të zbuluar se më në fund e ka vizituar motrën në sheshin e xhirimeve të filmit të saj të ardhshëm.

“Ishte kënaqësi ta vizitoja motrën time në sheshin e xhirimeve javën e kaluar. Më keni munguar shumë. Vajzat besnike qëndrojnë në shtëpi por është bukur ta ritakojë familjen pas kaq shumë kohe”, shkroi Speras në postimin e saj.

Ylli i hitit “Baby One More Time”, e cila është e martuar me aktorin 28-vjeçar Sam Asghari, por i ka dy djem, Sean Preston dhe Jayden, me ish-bashkëshortin Kevin Federline, është fotografuar nga paparazët në një anije duke kërcyer me partnerin e saj. Ajo i informoi fansat se pas një viti ka arritur të shkoj në pushime.

Britney ka disa vjet që është hidhëruar me motrën Jamie Lynn, të cilën madje e ka kritikuar edhe në rrjetet sociale duke e akuzuar për shfrytëzimin e famës së saj për projekte personale, si dhe duke e kritikuar për mosmbështetje gjatë kohës sa ajo vuante si pasojë e kujdestarisë ligjore.

Ribashkimi i motrave Spears vjen disa javë pasi këngëtarja, e cila rifitoi kontrollin e pasurisë dhe aspekteve të ndryshme të jetës së saj kur marrëveshja e kujdestarisë ligjore u ndërpre, u takua me nënën e saj të cilën kishte vite pa e parë.

Duket se Britney më në fund ka vendosur t’i lërë pas inatet dhe të fillojë t’i rregullojë raportet me familjen, duke përjashtuar babanë e saj, James Spears, i cili për më shumë se një dekadë e ka mbikëqyrë jetën dhe karrierën e këngëtares, si dhe i ka marrë të gjitha vendimet financiare dhe shëndetësore për të bijën.

Britney i publikoi 4 albume sa ishte në kujdestarinë ligjore, por në vitin 2019 ajo filloi ta refuzojë punën në projekte të reja. Ajo deklaroi se tërheqja nga muzika ishte një formë hakmarrjeje ndaj familjes që për 13 vjet ia ka kontrolluar çdo aspekt të jetës, duke përfituar nga situata e saj edhe pasuria milionadollarëshe.

Kujtojmë se kujdestaria zbatohet zakonisht te individët të cilët nuk janë të aftë të marrin vendime vetë, siç janë rastet te të prekurit me demencie apo me sëmundje të tjera mendore.

Përgatiti: Edona Binaku