Ylli 40-vjeçar i muzikës pop, Britney Speras, e cila në muajin nëntor i dha fund kujdestarisë ligjore që zgjati për 13-vjet, e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të treguar se po e konsideron mundësinë për ta treguar historinë e jetës së saj përmes një libri me kujtime.
Krahas një fotografie ku shihet një makinë shtypi dhe ca trëndafila rozë, këngëtarja shkroi: “A t’ia nisi nga fillimi???”
Kjo nuk është hera e parë që ylli i hitit “Toxic” ka lënë në nënkuptohet se është e interesuar ta rrëfejë historinë e jetës me fjalët e saj. Në të njëjtën mënyrë i kishte provokuar fansat në muajin tetor të vitit të kaluar, kur motra e saj e vogël Jamie-Lynn e bëri publik lajmnin se e ka shkruar një libër me kujtime të cilin e ka titulluar, “Things I Should Have Said”.
Po ashtu në të kaluarën, Spears i zbuloi planet e saj për ta shkruar një roman i cili flet për një vajzë e cila vritet dhe fantazma e saj ngujohet në harresë. Ajo shpjegoi se libri e sjell fantazmën e vajzës teksa përpiqet të pajtohet me traumën dhe dhimbjen që ajo kishte duruar gjatë gjithë jetës së saj, në mënyrë që më në fund të mund të kalojë në anën tjetër.
-
Libri me kujtime i Spearsit pritet ta shokojë botën
-
Zbulohen detajet e datës së publikimit të autobiografisë së Britney Spearsit
-
Rikthimi i Britney Spearsit në muzikë pas 6 vjetësh
-
Spears do të paguhet 15 milionë dollarë për realizimin e një libri me kujtime
-
Motra e vogël e Britney Spearsit, Jamie Lynn vjen me një rrëfim personal